Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Eventi special i radhës nga Apple është vetëm disa ditë larg, dhe nëse veçse raportet e fundit janë të sakta, atëherë eventi do të mbahet të mërkurën e 7 shtatorit.

Forbes raporton se Mark Gurman nga Bloomberg, para disa ditësh raportoi për datën për të cilën ai mendon se është e saktë. Por që në fakt, ai nuk ishte i pari që e parashikoi këtë datë.

 

Javën e kaluar, Max Weinbach tha se eventi do të mbahet me 7 shtator dhe jo me 13 shtator, siç ishte thënë më herët.

Kjo do të thotë se data e mundshme e prezantimit për iPhone-ët e radhës, pa përmendur gamën e tre modeleve Apple Watch dhe ndoshta edhe të AirPods Pro, mund të jetë më herët.

Pa kaluar shumë kohë prej se analisti Mark Gurman sugjeroi se data e prezantimit për iPhone-ët e këtij viti mund të jetë e mërkura e 7 shtatorit, një analist tjetër i njohur është futur në “garën” e zbulimit të datave.

Ming Chi Kuo nga TFI Securities para disa ditësh dha komentin e tij mbi këto zëra duke thënë: “Data e prezantimit/dërgesave për iPhone 14 mund të jetë më e hershme se ajo e iPhone 13/12, e cila mund të jetë një nga arsyet se pse Apple ofroi një perspektivë pozitive për tremujorin e tretë për vitin 2022 në listën e fundit të fitimeve”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights