Zbardhen të tjera detaje për incidentin e ndodhur në uzinë e përpunimit të armëve në Gramsh. Tre shtetas të huaja, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në ambientet e brendshme. Njëri nga rusët u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin duke lënë të lënduar dy prej tyre.

Prokuroria pritet të dorëzojë kërkesat për masat e sigurisë ndaj tyre brenda afatit ditën e sotme. Nga ana tjetër, burime bëjnë me dije se krahas materialeve të tjera, në automjetin e të huajve janë gjetur edhe një palë targa, të dyshuara si të falsfifikuara. Targat në fjalë janë gjetur në bagazhin e makinës luksoze, “Chevrolet”, me të cilën ata lëviznin.

Ndërkohë, siç abcneës.al ka raportuar më herët në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit. Këto materiale i përkasin periudhës së gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë.

ABC ka mësuar, se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit”.

Kujtojmë se të arrestuarit janë 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç dhe një i r tjetër me pasaportë ukrainase, Fiodor Mihailoviç. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur tre akuza, mes të tjerash edhe për spiunazh. 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights