Policia ka marrë në pyetje për zhdukjen e Ervis Martinaj edhe Indrit Doklen.

Katër ditë më parë “është marrë në pyetje edhe Indrit Dokle. 

Ai ka mohuar të ketë konflikte dhe gisht në zhdukjen e Ervis Martinaj. 

Ai ka thënë se gjatë ditëve që Prokuroria pretendon se është zhdukur Ervis Martinaj ai ka qenë në ambiente të survejuara me kamera dhe i shoqëruar me persona që mund ta dëshmojnë këtë”.

Por megjithatë policia nuk përjashton asnjë pistë dhe asnjë personazh në lidhje me hetimin për rrëmbimin e mundshëm të Ervis Martinaj.

Familja e Martinaj ka ngritur gishtin edhe drejt Indrit Dokles.

Babai i tij “ka hedhur dyshime të forta se i përfshirë në këtë histori është Indrit Dokle lidhur edhe nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili ka rrëfyer se do të paguhej 500 mijë euro nga i shumëkërkuari i drejtësisë për të ekzekutuar Indrit Doklen”.

Edhe gjatë ditës së sotme grupi i hetimit është duke kryer kontrolle në dy ambiente të njohura në kryeqytet për të zbuluar nëse ka informacion ose pamje që mund të nxjerrin detaje nga kjo histori

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights