Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 9 nga 12 të arrestuarit në kuadër të një aksioni për goditjen e dy grupeve kriminale të cilët vidhnin bizhuteri dhe mallra luksi në Francë e shisnin në Shqipëri. Nga personat e përfshirë vetëm njërit prej tyre iu ndryshua masa nga arrest ne burg ne detyrim paraqitje me arsyetimin se është student.
Gjykata e posaçme la në burg, Sokol Idrizaj, shofer i Ardi Veliut në kohën kur ku mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vidhnin flori në Francë dhe pastron para në Tiranë!
Në qeli mbeti edhe bashkëshortja e tij Elda Idrizaj, ndërsa dy vajzat do të hetohen si pjesë grupit me masa më të lehta!
Togat e zeza lanë në burg edhe Agustin Mesulin, Altin Doden, Florion Bakun, Agustin Sokol, Vangjush Kashara, Tomorr Baruti, Gentian Aga, Alid Shehi.
Dejvi Skenderi ishte i vetmi nga të arrestuarit për të cilin gjykata u tregua më tolerante! Për faktin që është student, Ai u lirua nga burgu dhe do të hetohet me masën detyrim paraqitje.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ata ishin të lidhura me grupe kriminale në Francë të cilët vidhnin kryesisht bizhu dhe sende të tjera luksi.
Pasuria e grabitur grumbullohej në një hotel në Francë dhe aty blihej nga personat që tashmë janë nën akuzë prej SPAK.
Në dosje thuhet se ata kanë blerë marra deri në shumën 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare të identifikuara, pa përfshirë këtu pagesat në dorë. Prej aty përmes linjave të transportit niseshin drejt Shqipërisë për tu shitur në argjendari të ndryshme.
Në Shqipëri thuhet në dokumente sendet janë shitur me rreth 2.1 mil euro dhe 35.000 franga. Përveç këtyre personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg flori.
https://www.facebook.com/blueledED/