Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Lufta në Ukrainë arrin ditën e 187-të, ndërsa sulme të reja janë raportuar në Donetek. Nga sulmi në fjalë thuhet se kanë humbur jetën 8 persona.

Lidhur me sanksionet e reja kundër Kremlinit, Borrell deklaroi se: “Është e vështirë për të gjithë BE-në të japë miratimin për shtrëngimin e vizave ruse”.

Ndërkohë, Kievi zyrtar pohon se në orët e fundit janë regjistruar më shumë se 200 sulme në rajonin e Zaporizhzhia, ku ekziston rreziku i “rrjedhjes së substancave radioaktive” nga centrali. Ky fakt konfirmohet nga kompania kombëtare ukrainase për prodhimin e energjisë bërthamore.

Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike do të arrijë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia deri në fund të kësaj jave. Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi.

“Ushtria ruse duhet të largohet nga uzina: ata nuk kanë çfarë të bëjnë atje”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Nga ana tjetër, presidenti Zelensky u zotua se Ukraina do të marrë të gjitha territoret e pushtuara nga rusët. “Ne do të marrim përsëri të gjitha territoret e pushtuara nga rusët”, tha ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights