Plot me
vitamina, fibra, kripëra minerale dhe ujë, ky frutë i sezonit konsiderohet
aleat i shëndetit sepse na ndihmon të jetojmë shëndetshëm dhe të buzëqeshur.
Luleshtrydhet janë të pasura edhe me vitaminë
të grupit C, të cilat forcojnë dhe mbrojnë sistemin imunitar, po kështu me
minerale dhe fibra të shumta. .
Nëse luleshtrydhja ka pjesë të bardha ose
jeshile, do të thotë se është ende e papjekur; nëse ngjyra është një kuqe e
errët, kjo do të thotë që duhet të konsumohen në një kohë të shkurtër, sepse
ajo është pjekur mjaft.
Së pari,
sepse ju ndihmojnë të dobësoheni. Përveçse tepër të shëndetshme, ky frutë mund
të konsiderohet aleati kryesor për mbajtjen e linjave. Falë përmbajtjes së
lartë me fibra, përveçse ndihmojnë aparatin tretës, rritin edhe ndjenjën e
ngopjes. Konsiderohet frutë diuretik (ndihmon për të eliminuar lëngjet e
tepërta dhe luftojnë në mbajtjen hidrike të organizmit) sepse janë të përbëra
prej rreth 90% ujë.
luleshtrydhe përmbajnë më shumë vitaminë C se sa një portokall. Luleshtrydhet
janë të pasura me antioksidantë, të cilët na mbrojnë nga efektet e dëmshme të
mjedisit mbi trupin tonë, veçanërisht dëmet e shkaktuara nga dielli. Fuqia
antioksiduese e gjetur te luleshtrydhet zgjat deri në 24 orë pas konsumit; kjo
i bën ato aleate kundër dëmeve të radikaleve të lira.
Së treti,
sepse janë aleat i kujtesës. Luleshtrydhet janë një minierë e vërtetë me acid
folik. Sipas një studimi të “Tufts University” të Bostonit, substancat e
pranishme te ky frutë stimulojnë autofaginë, një proces përmes të cilit trupi
vetëpastrohet nga toksinat, të cilat akumulohen edhe në tru duke parandaluar
rënien e aftësisë njohëse që mund të çojë në sëmundje të rënda të tilla si
Alzheimer.
Së katërti,
kundër sëmundjeve. Ky frutë i mrekullueshëm me ngjyrë të kuqe forcon zemrën, ul
rrezikun e kancerit, përmirëson shikimin, parandalon alergjitë dhe qetëson
dhimbjet. Luleshtrydhet janë plot me fibra dhe vitaminë C. Ky frutë është
gjithashtu i shkëlqyer për fëmijë që mësojnë dhe janë para testeve apo
provimeve, pasi forcon shumë memorien e ngjarjeve të fundit. Një ndër atributet
më interesante të luleshtrydheve, është edhe mbrojtja kundër helikobakterit –
një mikrob që shkakton ulcerë në stomak dhe ka predispozitë për zhvillim
Vlerat
ushqyese:
Luleshtrydhet
përmbajnë sheqer, magnez, fosfor, kalcium, fibra, vitaminë A, B1, B2, K e C dhe
“Xylitol”, substancë mike e zemrës, veshkave, metabolizmit dhe trurit. Kjo
substancë e pranishme edhe te luleshtrydhet ndihmon shumë anemikët sepse
ndihmon në përthithjen e hekurit, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe në parandalimin
e rrudhave, si dhe forcon kapilarët. Xylitoli, sikurse mund ta kemi lexuar edhe
te çamçakëzët, parandalon krijimin e smaltit dentar dhe erën e keqe të gojës.
Konsumimi i luleshtrydheve këshillohet të konsumohet veçanërisht te të sëmurët
me veshka, pasi mban trupin tonë gjithmonë të hidratuar. Falë pranisë së lartë
të acidit folik, luleshtrydhet ndihmojnë kujtesën.