Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar politikën se në ditët në vijim do të publikohen skandale edhe më të rënda.
“Mjet i pazëvendësueshëm mbetet referendumi, që mos të ketë më halldupë që të bëjë lojëra të tilla.
Në ditët e ardhshme do të shihni skandale të tjera akoma më të rënda.
Sot dolëm për një çështje konkrete dhe lexuam disa nene konkrete për të cilat mbajnë përgjegjësi penale jo vetëm Rama dhe punonjësit e tjerë.”, tha Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u pyet sot për deklaratat e tij se ka përgjime për kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se janë të gjitha dosjet për të janë të vërteta dhe të pamontuara.
“Mendoj se për të ka vetëm dosje dhe janë të gjitha të vërteta, të pamontuara dhe do të kemi ditë të reja, por do t’ju lutesha të ktheheshit te rasti flagrant se çfarë ndodh në këtë shtet. Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një vend europian, anëtar të NATO-s.
Ajo kryeministrja e Finlandës pse doli në një parti me shoqet e saj u detyrua të kërkojë falje.
Këtu vetëm me këto pamje duhet të ishin dhënë dy dorëheqje dhe të kishte nisur procedimi penal”, deklaroi Meta.