Një 37
vjeçar me 3 emra i arrestuar më parë për drogë dhe pre e një atentati në fillim
të këtij viti dyshohet se fshihet pas sulmit me armë ndaj punonjësve të
policisë mbrëmjen e së premtes në Vlorë.Diego Haxhiraj alias Tefik haxhiraj alias Diego Hanaj ishte duke
lëvizur në lagjen ‘Pavarësia’ me një mjet “Volswagen” kur dy policët Angjelo
Bredhani e Nako Mehmetaj që po lëviznin me një mjet Audi pa targa dhe me xhama
të errësuar e parakaluan duke i bllokuar rrugën.
Policia e
Vlorës ka zbardhur atentatin e mbrëmjes së te premtes ku u qëlluan me armë
zjarri dy efektivë policie teksa po ecnin me mjetin e tyre.
Uniformat
blu kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar
i cili ka qëlluar me pistoletë automjetin ku ndodheshin dy policët. Në
kërkim është shpallur Diego Haxhiraj, i njohur ndryshe edhe me dy emra të tjerë
Teki Haxhiraj dhe Diego Hanaj.
Sipas
burimeve, efektivët e policisë kanë parakaluar mjetin e autorit. Ky i fundit
nuk e ka ditur që ishin efektivë, por ka dyshuar se mund të jenë persona që
donin ta ekzekutonin. Ai ka nxjerr armën dhe ka qëlluar mbi makinën e policëve.
Angjelo
Breshani, polic patrulle në Vlorë dhe Nako Mehmetaj efektiv kufitar në Sarandë,
po udhëtonin me makinën private me xhama të zinj. Hetuesit bënë të mundur
identifikimin e autorit pasi sekuestruan mjetin tip “Volksvvagen”, që u gjet i
braktisur në afërsi të vendit të ngjarjes.
Autori i
shpallur në kërkim është emër i njohur për blutë e qytetit bregdetar. Diego
Haxhirajt iu bë atentat me armë zjarri në Vlorë në 5 janar të këtij viti, ku
mbeti i plagosur në dorë.
Ai rezulton
gjithashtu me precedent penal në fushën e narkotikëve. Në vitin 2013 është
arrestuar së bashku me një tjetër person, pasi u kapen me 600 kilogramë
marijuanë.