Incident në Vlorë, sulmohet fizikisht punonjësi i Policisë Rrugore

Një efektiv i Policisë Rrugore është goditur me grusht në zonën e Transballkanikes, në Vlorë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë lidhur me rrethanat dhe motivet e konfliktit.
Gjithashtu, nuk ka ende detaje për personin e përfshirë në ngjarje, i cili mësohet se është shoqëruar në ambientet e policisë.
