Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Çmimet e gazit janë rritur për shkak të shqetësimeve për furnizimet me energji, pasi Rusia njoftoi se nuk do të rihapë tubacionin kryesor që furnizon me gaz Evropën.

Çmimi i shitjes me shumicë i gazit për muajin e ardhshëm në Holandë pritet të rritet me 26%, shkruan BBC.

Gazsjellësi rus Nord Stream ishte planifikuar të rihapej të shtunën, 3 shtator, pasi ishte mbyllur për tre ditë rresht.

Por të premten kompania shtetërore e energjisë Gazprom, njoftoi se tubacioni që furnizon Evropën ka një problem teknik, e për pasojë nuk do të rihapet.

Evropa ka akuzuar Rusinë për përdorimin e furnizimeve me gaz për ta shantazhuar atë. Një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga Moska.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights