Skrapari, Elbasani, Kruja dhe Lezhë, ishin në fokus të operacioneve anti kanabis të policisë së Shtetit. 9 dronë u ngritën në qiell për të zbuluar parcelat dhe 300 efektivë për ti asgjesuan.


Në total sic njofton policia u evidentuan 1777 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Në Elbasan u gjetën 252 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 2 inspektorë pyjesh dhe 1 kryetar fshati.

Po ashtu gjatë kontrollit të banesës së dy shtetave të shpallur në kërkim iu gjetën dhe iu sekuestruan edhe 2 qese me lëndë narkotike cannabis sativa.
Në Skrapar, në një zonë të pyllëzuar, u gjetën të kultivuara në kubikë, në një serë, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 1000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Operacioni më pas vijoj edhe në fashtin Selitë, ku u gjetën 160 bimë.Një përson u shpall në kërkim e ndërsa u proceduan në gjëndjë të lirë kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve.

Policia bëri kontrolle edhe në Librazhd. Aty u gjeten vetëm 92 bimë, ndërsa në Lezhë, në një zonë pyjore, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 330 rrënjë kanabis

Nga këto kontrolle janë shpallur në kërkim 4 persona si të dyshur për kultivimin e bimeve narkotike.
Policia e Lezhës ndërkohë arrrestoi një të ri të shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim kishte përshtatur një banesë për kultivimin e bimëve narkotike
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights