📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Guygu

Serbia do të mbajë zgjedhje të reja presidenciale më 27 dhjetor, në një moment kur skena politike në vend po përjeton zhvillime të rëndësishme pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zgjedhjet janë shpallur nga kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, i cili njëkohësisht ushtron detyrën e presidentit. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e një procesi demokratik dhe të një presidenti me legjitimitet të gjerë.

Çupiç ka shprehur shpresën që gara presidenciale të zhvillohet mes kandidatëve me përgatitje dhe programe serioze, ndërsa debatet publike të nxisin pjesëmarrjen e qytetarëve.

Vendimi për zgjedhje të reja vjen pas dorëheqjes së Aleksandar Vuçiçit nga posti i presidentit më 27 shtator. Sipas legjislacionit serb, në rast të përfundimit të parakohshëm të mandatit presidencial, zgjedhjet duhet të organizohen brenda tre muajve.

Vuçiç kishte lënë postin presidencial për t’u përfshirë në garën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit, të cilat u fituan nga Lista Studentore, duke shënuar një goditje të rëndësishme për Partinë Përparimtare Serbe (SNS), e cila ka qenë në pushtet për 14 vjet.

Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve presidenciale, Lista Studentore reagoi përmes një postimi në Instagram, duke lënë të kuptohet se synon një tjetër fitore politike.

“Bashkë kemi shkruar historinë. Por lufta jonë nuk ka përfunduar”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndërkohë, deputeti i kësaj liste, Illija Sërdanoviç, kishte paralajmëruar se kandidati i tyre për president do të bëhet publik menjëherë pas shpalljes zyrtare të zgjedhjeve.

Në kampin tjetër, Aleksandar Vuçiç, tashmë në krye të grupit parlamentar “Serbia fiton”, ka lënë të hapur mundësinë që SNS të mos marrë pjesë në garën presidenciale. Pas zgjedhjeve parlamentare, deputetët kanë konstituuar përbërjen e re të Kuvendit, ndërsa në Serbi pritet edhe formimi i qeverisë së re.

Sipas raportimit të Radios Evropa e Lirë (REL), gara e 27 dhjetorit pritet të jetë një tjetër moment përcaktues për të ardhmen politike të Serbisë, pas ndryshimeve të fundit në raportin e forcave politike në vend.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights