📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 11 25 104221 1920x1080

Jamarbër Malltezi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e tij dhe të bashkëshortes, Argita Malltezi, për heqjen e sekuestros mbi 25 pasuri në kuadër të dosjes “Partizani”.

Malltezi deklaroi se çështja e sekuestrimit të pasurive është dërguar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ndërsa kundërshtoi vijimin e masës së sekuestros edhe tre vite pas vendosjes së saj.

“Ne e kemi në Strasburg. Këto janë në vijim, se Strasburgu të lë detyra dhe thotë që në çdo moment ti duhet të verifikosh, sepse nëse në momentin e parë ke deklaruar që shpejtësia ty të detyron të vësh në sekuestro, duhet të shohësh tani, 3 vite më pas, je në shpejtësi?”, u shpreh Malltezi.

Ai bëri të ditur se një tjetër çështje është depozituar në Gjykatën Kushtetuese prej më shumë se tre muajsh, ndërsa pretendoi se janë shkelur afatet ligjore.

Malltezi solli në vëmendje edhe vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, duke e krahasuar me kohëzgjatjen e shqyrtimit të çështjes së Sali Berishës.

“Gjykata Kushtetuese për Belinda Ballukun mori vendim për 11 ditë, ndaj Sali Berishës e ka zgjatur 11 muaj”, deklaroi ai.

Me vendimin e Gjykatës së Lartë mbetet në fuqi sekuestroja e vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme dhe e konfirmuar nga Apeli i Posaçëm.

Mes 25 pasurive të sekuestruara në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani” përfshihen apartamente, llogari bankare dhe aksione në disa kompani.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights