Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e mocionit me debat mbi raportprogresin e KE.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve arriti mirëkuptimin dhe vendosi me dakordësi që mocioni me debat të zhvillohet në seancën e datës 10 dhjetor 2026.
Po ashtu Konferenca shqyrtoi projektprogramin e punës së Kuvendit për periudhën 7 – 25 dhjetor 2026 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 7 – 25 dhjetor 2026.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptimin dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.
Mocioni me debat është kërkuar nga Partia Demokratike mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026.




