Kryetari i PD-së, Sali Berisha hodhi poshtë zërat sot se është në garë me Partinë e Lirisë për organizimin e protestave.

 

Sali Berisha: Lëvizjet e mëdha do koordinohen me Partinë e Lirisë dhe të gjithë frontin për shpëtimin e Shqipërisë. Ky front ishte ai që organizoi 7 korrikun.

Ky front do të organizojë lëvizjen e madhe të shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziku.

Është shumë normale që Partia e Lirisë vendos për protesta.

Kudo që bëhen protesta ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë. Protestë kanë njoftuar qytetarët e Vlorës, nuk ka protestë më të ligjshme se ajo.

Të sjellësh përbindësh me squfur aty, ky është një krim i rëndë i shëndetit dhe mjedisit në Vlorë.

Qytetarët kanë mbështetjen e plotë të PD-së derisa ti përzënë nga ujërat e Vlorës.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights