Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur sërish fjalën e tij në Kuvend, ku nuk ka kursyer kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Berisha bën përgjegjësin kryesor kryeministrin Rama për korrupsionin në vend, trafikun e drogës dhe keqqeverisjes.
“Ia mbathi…Siç e patë vetë padrino ia mbathi me bisht ndër shalë, sepse e din që kjo është fundit herë që ai paraqet buxhet në këtë sallë. Ia mbathi si hajduti më i madh i kombit shqiptar në histori. Ia mbathi si një kufomë e pakallur e cila është e pushtuar nga frika deri në palcë dhe mosbesimi gjer në qiell…Ia mbathi se kanë mbërthyer për fyti krimet që kanë kryer.
Nuk rri dot, ja ka lënë këta…Shihini vetë anëtarët e tjerë të organizatës. Para jush sot u paraqit njeriu që do të mbyllë qeverisjen e tij me aktet e turpit me krimet më të rënda ndaj shqiptarëve. Edi Rama ndërtoi në këtë vend, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në europë, ndërtoi republikën e narkoeurove dhe narkobetonit.
Dhe me këtë faktor shkatërroi në mënyrë të rrufeshme ekonominë shqiptarë qënien shqiptare. Ka vende në të cilat kryeministrat abuzojnë, ka vende në të cilat kryeministrat mund të jenë të korruptuar por ka vetëm një vend në europë në të cilën kryeministri ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm e shtroi Shqipërinë në eksportuarn e kanabisit, vendosi bashkëpunimin e policisë me kartelet.
Ka nxjerrë këtë vit qindra qindra thasë lekë të prera për të blerë eurot. Ka blerë 1 mld euro. Ka rritur çmimet në kurriztë qytetarëve”
