Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuved i bëri thirrje opozitës që të votojë projektligjin për buxhetin dhe për paketën fiskale.
Balla i bëri thirrje opozitës që të votojë projektligjin duke thënë se mazhoranca nuk do t’i presë asnjë minutë.
“Mendoj që ishe një lapsus nga parafolësja duke thënë ‘sa herë ka tërmet’, ju e vetmja gjë që ju duket tërmet është rezultati i zgjedhjeve çdo dy vjet. Besoj se të foli diçka brenda vetes, ne nuk kemi kohë për të humbur me ju.
Procedura është respektuar gërmë për gërmë…Është në kalendar dhe është parashikuar në Konferencën e kryetarëve.
Për ligjin e strehimit presim që 10 mijë familje të hyjnë në banesat e tyre dhe nazet e juaja nuk i presim asnjë minutë.
Ju ftojmë të diskutojmë edhe ligjin për buxhetin dhe paketën fiskale sepse është në nderin tuaj të votoni për qytetarët, të votoni uljen e tvsh së ushqimeve dhe uljen e çmimit të karburantit dhe buxhetit më të madh në histori 10 mld euro…Shqiptarët ju kanë sjellë në Kuvend të votoni një herë të vetme për ta”
