Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën në autostradën Fier-Vlorë.
Efektivi humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi automjeti tip “Toyota” me të cilin udhëtonte u përplas me një skrep në lëvizje, në afërsi të Novoselës.
I pranishëm ishte dhe drejtuesi i Policisë, Skënder Hita i cili ka shprehu ngushëllimet, për humbje e shefit të Krimeve.
Ai theksoi se fëmijët e Ermal Lulajt do të kenë mbështetjen e Policisë së Shtetit në çdo rast.
“Ditë shumë e dhimbshme për ne, për familjen dhe për ata të cilët e kanë njohur.
Unë e kam njohur që në fillimet e karrierës së tij. Ndjej një keqardhje të madhe për mënyrën se si u largua kaq shpejt.
U largua babai i tre fëmijëve, bir i një familje shumë të mirë një koleg shumë i mirë.
Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm, për çfarëdo kujdes që do të kenë familja e madhe e Policisë së Shtetit gjithmonë do tu gjendet”
