📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Spak 1 sd

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy efektivët e Policisë, të dyshuar për korrupsion në zonën e Orikumit, në Vlorë. Sipas akuzës, ata dyshohet se i kanë marrë 2.7 milionë lekë të vjetra qytetarit Everest Bashaj, në këmbim të mosarrestimit të tij.

Raportohet se prokurori Elvin Gokaj ka kërkuar dënimin me nga 2 vite burg për ish-shefin e Krimeve, Daniel Liskendaj, dhe specialistin e zonës së Policimit në Komunitet, Afrim Ferraj.

Gjithashtu, për të dy efektivët është kërkuar heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare. Ndërkohë, për qytetarin Everest Bashaj, i cili dyshohet se ka dhënë shumën e parave, prokuroria ka kërkuar dënimin me 8 muaj burg.

Sipas akuzës, dy efektivët dyshohet se kanë përfituar shumën prej 2.7 milionë lekësh të vjetra për të mos kryer arrestimin e Bashajt. Tashmë pritet që Gjykata të shqyrtojë kërkesat e prokurorisë dhe të japë vendimin përfundimtar për të pandehurit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights