📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
6af7111ec665a

Një 30 vjeçar nga Thumana kishte zgjedhur një formë jo të zakonshme për të frekuentuar jetën e natës në zonën e ish bllokut.

Veç muzikës dhe alkoolit për adrenalinë ai mbante edhe një pistoletë në brez.

Por kjo nuk mbeti një e fshehtë. Forcat e komisariatit nr 2 në kryeqytet kishin marrë informacion për 30 vjeçarin problematik të arrestuar 3 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 2 herë për plagosje.

30 vjeçari Petrit Shima u arrestua teksa po lëvizte me taksi në zonën e ish Bllokut dhe pistoleta që ai mbante pa leje u sekuestrua. Në pranga ra dhe shoku i tij 25 vjeç Redion Hymeri i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Por vënia në pranga nuk e ndali paligjshmërinë. Nën efektin e alkoolit 2 të rinjtë kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, dhe më pas, kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit në komisariatin nr 2.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights