Të dielën, më 15 nëntor 2026 në Tiranë do të mbahet edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës “Wizz Air”.
Bashkia Tiranë në një publikim në rrjetet sociale, i bën ftesë qytetarëve që në kuadër të kësaj maratone të zgjedhin mjete alternative të transportit, për t’i dhënë më shumë hapësirë lëvizjes së gjelbër.
Njëherësh, Bashkia Tiranë njofton edhe segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara për shak të Maratonës.
Segmente të bllokuara
Unaza e Mesme: E bllokuar, përveç segmentit Ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë – Rr. e “Elbasanit”
Bulevardi “Zhan D’Ark”: Nga kryqëzimi me Rr. “George Ë. Bush” deri te kryqëzimi me Bulv. “Dëshmorët e Kombit”
Bulevardi “Bajram Curri”: Nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura e Rr. së “Elbasanit”
Bulevardi “Gjergj Fishta”: Nga kryqëzimi me Bulv. “Dëshmorët e Kombit” deri te kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë
Rr. e “Kavajës”: Nga ura te Shkolla Teknologjike deri te kryqëzimi “21 Dhjetori”
Rr. “Ismail Qemali”: Nga kryqëzimi me Rr. “Vaso Pasha” deri te Rr. “Sami Frashëri”
Rr. “Abdyl Frashëri”: Nga Sheshi “Ëillson” deri te Rr. “Vaso Pasha”
Rrugët e bllokuara
Qarkullimi i automjeteve pezullohet në:
Sheshi “Nënë Tereza”
Bulevardi “Zogu I”
Rr. e “Durrësit”
Rr. “Myslym Shyri”
Rr. “George W. Bush”
Rr. “Papa Gjon Pali II”
Rr. “Ismail Ndroqi”
Rr. “Ded Gjo Luli”
Rr. “Lek Dukagjini”
Rr. e “Dibrës”
Rr. “Mine Peza”
Bulv. “Dëshmorët e Kombit”
“Bulevardi i Ri”
Rr. e “Kavajës”
Rr. “Ismail Qemali”
Rr. “Gjergj Filipi”
Rr. “Urani Pano”
Rr. “Abdi Toptani”
Rr. “Ibrahim Rugova”
Rr. “Luigj Gurakuqi”
Rr. e “Barrikadave”
Rr. “Vaso Pasha”
Drejtime të detyruara
Rr. e “Elbasanit” × Bulv. “Zhan D’Ark”: Drejtime të detyruara: djathtas dhe majtas
Kryqëzimi i Rr. së “Dibrës”: Drejtim i detyruar drejt Rr. së “Barrikadave”
Kryqëzimi i Rr. “Hoxha Tahsim”: Drejtim i detyruar drejt Rr. “Tefta Tashko Koço”
Bulv. “Zogu I” × Rr. “Fortuzi”: Drejtime të detyruara për shkak të pezullimit të qarkullimit
Rr. “Mine Peza”: Drejtime të detyruara në segmentin e Rr. së “Durrësit”
Kryqëzimi “21 Dhjetori”: Drejtime të detyruara në segmentin e Rr. së “Kavajës”
Rr. “Myslym Shyri” × Rr. “Sami Frashëri”: Drejtim i detyruar në daljen e Rr. “Myslym Shyri” me unazën
Kryqëzimi “Vasil Shanto”: Drejtime të detyruara në segmentin e Bulv. “Bajram Curri”
Rr. “Pjetër Bogdani” × Rr. “Vaso Pasha”: Segmenti i Rr. “Pjetër Bogdani” me dalje në Rr. “Ibrahim Rugova”
Rr. “Abdyl Frashëri” × Rr. “Vaso Pasha”: Segmenti i Rr. “Vaso Pasha” me dalje në Rr. “Ibrahim Rugova”
Kryqëzimi i Rr. “Adem Jashari”: Segmenti me dalje në Rr. “Ibrahim Rugova”
Maratona e Tiranës “Wizz Air” është eventi më i madh sportiv në kryeqytet, i cili rikthehet këtë vit për edicionin e tij të dhjetë. Në edicionin e kaluar, Maratona e Tiranës “Wizz Air” mirëpriti mbi 4000 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende si Polonia, Ukraina, Kosova dhe Austria, të cilët morën pjesë në një garë emocionuese, sfiduese dhe shpërblyese.
