📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Untitled

Esmeralda Hasani merr drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, duke pasuar Vlora Hysenin.

Juriste me studime në Milano dhe Bruksel, ajo vjen nga një karrierë e lidhur me administratën qeveritare, institucionet akademike dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare.

Ka drejtuar institucione kërkimore, ka qenë këshilltare dhe shefe kabineti pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën, si dhe konsulente pranë Kryeministrisë.

Përpara emërimit në krye të SHISH-it, ajo kishte mbajtur një pozicion në Departamentin Mbështetës të këtij institucioni.

Njoftimi i presidencës:

Tiranë, më 12 nëntor 2026

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, me dekret nr. 595, datë 12.11.2026, dekretoi sot emërimin e zonjës Esmeralda Hasani në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Përpara dekretimit, janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights