📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
3bc30a66 2fac 4710 82b8 479bee3f44e1 696x464

Avokati i Popullit, Endri Shabani deklaroi se nga janari deri në tetor 2026, ky institucion ka regjistruar 1 786 çështje të reja, ndërsa pritshmëritë janë sipas tij që me këtë ritëm, viti të mbyllet me 35% më shumë se një vit më parë.

“Shifrat tregojnë se qytetarët po na besojnë më shumë”, tha sot Avokati i Popullit, Endrit Shabani, në seancën dëgjimore për projektbuxhetin 2027 në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Kuvend.

Sipas tij, çështjet janë vetëm një pjesë e punës, ndërsa gjatë këtij viti, institucioni ka monitoruar protestat qytetare për gjashtë muaj dhe ka dhënë mbi 50 opinione dhe raporte: për ndryshime ligjore, për organizma ndërkombëtarë dhe për Gjykatën Kushtetuese.

Shabani tha se për të qenë më pranë qytetarëve, institucioni ka hapur edhe dy zyra të reja rajonale larg qendrës, duke rishpërndarë stafin ekzistues.

“Puna është rritur me mbi një të tretën, ndërsa stafi dhe buxheti kanë mbetur të njëjtë. Qytetarët meritojnë përgjigje në kohë”, tha Shabani.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit kërkoi 20 pozicione të reja pune në buxhetin e vitit 2027, që do të shërbejnë për verifikimin në terren të zbatimit të rekomandimeve dhe për fuqizimin e zyrave rajonale.

Sipas zyrës së Avokatit të Popullit, nevojën për më shumë burime e ka konstatuar vetë Kuvendi në rezolutën për vitin 2025. Të njëjtin konstatim e bën Komisioni Evropian në Raportin e Progresit 2026, ku kërkon fuqizimin e i institucioneve të pavarura që mbrojnë të drejtat e njeriut, duke nisur nga Avokati i Popullit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights