📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Krasniqi 696x464
Kryetarja e Autoritetit të Medieve Audiovizive, Armela Krasniqi reagoi sot lidhur me debatin që po zhvillohet mbi lirinë e shprehjes, përgjegjësinë editoriale dhe gjobat e vendosura nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Krasniqi u shpreh se debati nuk mund të zhvillohet vetëm mbi masat administrative, duke lënë jashtë përmbajtjen që i ka shkaktuar ato, ndërsa solli në vëmendje edhe thirrjet për luftë civile në disa ekrane televizive.
Image
“’Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra’. Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është një kritikë ndaj qeverisë. Nuk është një metaforë politike. Është një thirrje e drejtpërdrejtë për luftë civile dhe përdorim armësh.
Image
Në të njëjtën periudhë, në ekranet tona janë dëgjuar thirrje për pushkatime, djegie institucionesh, përdorim eksplozivi, kërcënime ndaj familjarëve të punonjësve të policisë dhe paralajmërime për dëmtimin e pronës apo ekspozimin publik të të dhënave personale”, solli në vëmendje Krasniqi. Për Krasniqin, përmbajtja e këtyre deklaratave në ekran është një fakt që nuk mund të anashkalohet, ndërsa kujtoi se përgjegjësia editoriale nuk përfundon kur fillon transmetimi live.
Image
Një moderator, sipas saj, nuk mund të parashikojë çdo deklaratë të një të ftuari, megjithatë, mënyra se si reagon pasi deklarata është bërë ka rëndësi. “A e kundërshton? A kërkon sqarim? A distancohet nga thirrja për dhunë? A e ndërpret? Apo e lë atë të kalojë pa një qëndrim të qartë? Përgjegjësia editoriale nuk është kontroll paraprak i mendimit. Është përgjegjësi për përmbajtjen që televizioni i përcjell publikut. Dhe, kjo përgjegjësi ekziston edhe në transmetim të drejtpërdrejtë”, vijoi Krasniqi, ndërsa solli në vëmendje edhe standardet europiane që janë zbatuar nga rregullatori letonez në raste të ngjashme. Kryetarja e AMA-s solli gjithashtu në vëmendje edhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ndërsa theksoi se standardi europian nuk kërkon heshtjen e medias, por kërkon që liria editoriale të ushtrohet së bashku me përgjegjësinë për përmbajtjen që i përcillet publikut.
Image
Krasniqi theksoi se në Shqipëri janë 15 televizione të mëdha dhe nga këto, 11 kanë transmetuar përmbajtje të evidentuara në monitorimet e AMA-s për rastet që po diskutohen. “Ky është një fakt që duhet marrë parasysh edhe në debatin mbi lirinë dhe pavarësinë e medias. Në shumë prej këtyre ekraneve janë transmetuar kritika jashtëzakonisht të ashpra ndaj qeverisë, deri te deklarata për përmbysje me armë, djegie institucionesh dhe kërcënime ndaj përfaqësuesve të shtetit. Kjo nuk provon vetvetiu pavarësinë e plotë të medias, e cila varet edhe nga faktorë të tjerë. AMA vëren se në këto ekrane ka hapësirë për shprehje politike jashtëzakonisht të ashpra. Këtu duhet bërë një dallim thelbësor. Të jesh kritik ndaj qeverisë nuk të përjashton nga zbatimi i ligjit. Të marrësh një sanksion për një përmbajtje të caktuar nuk do të thotë automatikisht se je ndëshkuar për qëndrimin tënd politik”, tha Krasniqi. Sipas saj, nëse një shkelje evidentohet në një televizion, AMA duhet ta shqyrtojë dhe po ashtu edhe nëse evidentohet në 11 televizione duhet të shqyrtohen të 11 rastet. Zbatimi selektiv i ligjit, për Krasniqin, “do të ishte shumë më shqetësues sesa numri i subjekteve që përfshihen në një procedurë monitorimi”. Kryetarja e AMA-s bëri të ditur se deri në datën 9 nëntor AMA ka vendosur 47 gjoba administrative, prej të cilave 27 lidhen me përmbajtjet e transmetuara. Këto masa, sipas saj, janë pjesë e veprimtarisë së vazhdueshme të institucionit dhe nuk lidhen me protestat. “AMA monitoron transmetimet, shqyrton ankesat, evidenton shkeljet e mundshme dhe ndjek procedurat e parashikuara në ligj. Kjo punë nuk ka filluar me protestat dhe nuk përfundon me to. Numri i gjobave, i marrë veçmas, nuk provon as censurën, as ligjshmërinë e çdo vendimi. Secila masë duhet vlerësuar mbi bazën e provave, ligjit dhe proporcionalitetit”, u shpreh Krasniqi. Sipas saj, një autoritet rregullator nuk mund të zgjedhë të mos veprojë vetëm sepse zbatimi i ligjit mund të shkaktojë kundërshtime publike. Pavarësia institucionale, sipas Krasniqit,  nuk provohet duke mos marrë vendime, por provohet duke marrë vendime të argumentuara, të paanshme dhe të kontrollueshme nga organet kompetente dhe gjykatat. “Përgjegjësia është ndaj publikut. Televizionet që transmetojnë pa pagesë hyjnë çdo ditë në shtëpitë e qytetarëve. Programet e tyre ndiqen nga familje, të rinj dhe fëmijë. Kur në ekran bëhet thirrje për luftë civile, për përdorimin e granatave, për pushkatim apo për djegien e njerëzve brenda banesave, deklarata nuk mbetet vetëm mes pjesëmarrësve në debat. Ajo i përcillet publikut. Pikërisht për këtë arsye ekziston përgjegjësia editoriale dhe ligji parashikon detyrime për transmetuesit”, u shpreh më tej Krasniqi. Krasniqi bëri të ditur se AMA ka publikuar, prej një jave në faqen e saj zyrtare dhe në rrjete sociale, videot e përmbajtjeve të evidentuara. “Qytetarët mund t’i dëgjojnë, të vlerësojnë kontekstin dhe të krijojnë gjykimin e tyre. Vendimet e institucionit mund të kritikohen dhe të kundërshtohen në rrugët ligjore. Ky është një element thelbësor i shtetit të së drejtës. Shqyrtimi i përmbajtjeve që mund të nxisin dhunën është gjithashtu një detyrim ligjor. Një institucion i pavarur nuk mund të heshtë përballë shkeljeve vetëm sepse vendimet e tij mund të jenë të papëlqyeshme. Një media e lirë nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësia editoriale”, u shpreh ajo. Kryetarja e AMA-s shprehu bindjen se liria e shprehjes dhe gazetaria kritike duhen mbrojtur, por nga ana tjetër thirrjet për dhunë nuk duhen normalizuar.  
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights