📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 11 10 102022 696x381

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu deklaroi se për herë të parë në buxhetin e vitit 2027 për shëndetësinë parashikohet financimi i PET-scanit në sektorin publik.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Spahiu tha se për këtë investim parashikohet një fond prej 250 milionë lekësh, për rreth 2 500 pacientë.

“Projekti do të zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Kemi të parashikuar për 2027-ën edhe pajisjet e brakiterapisë. Është gati për prokurim”, tha Spahiu.

Ministrja Spahiu theksoi se synimi për periudhën 2027-2029 është kalimi drejt një sistemi që vlerëson cilësinë dhe eficiencën e shërbimeve.

“Duam të kalojmë nga një sistem që fokusohet te financimi i strukturave dhe shërbimeve drejt një sistemi që vlerëson cilësinë, eficiencën dhe rezultatet për pacientin”, deklaroi ajo.

Sa i përket kujdesit parësor, Spahiu bëri të ditur se janë parashikuar 7.51 milionë vizita, me një fond prej 1.6 miliardë lekësh. Programi Check-Up do të vijojë me financim prej 876 milionë lekësh, përmes strukturave publike.

“Është hequr tavani dhe e ofrojmë Check-Up pa limit moshe, duke synuar të mbulojmë edhe moshën e tretë, me rreth 100 mijë kontrolle bazë më shumë”, tha ministrja.

Ajo njoftoi gjithashtu zgjerimin e vaksinimit kundër HPV-së, me kalimin nga vaksina katërvalente në atë nëntëvalente dhe përfshirjen e djemve në program, si dhe financimin e 20 mijë testeve molekulare të HPV-së, me një fond prej 60 milionë lekësh.

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, duke iu drejtuar ministres Spahiu u ndal te kontratat koncesionare në shëndetësi dhe efektivitetin e tyre.

Bozdo tha se në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me programin Check-Up, ai iu referua 9.2 milionë analizave që, sipas tij, nuk janë kryer.

“”Një ndër problemet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë është numri shumë i lartë i kontratave koncesionare, ku 40% e tyre ndodhen sot në hetim nga Prokuroria e Posaçme për nivele shumë të larta të korrupsionit. Çfarë vlere kanë pasur PPP-të e miratuara nga Qeveria? A do të ishte më mirë t’i ofronte shërbimi publik apo do t’i qëndroni tezës së koncesionimit? Edhe pse ka një projektligj mbi Operatorin e Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, si financohet ai, sa staf ka dhe kush e mbikëqyr? KLSH-ja ka konstatuar për ‘Check-up’-in miliona analiza që nuk u kryen. Mbi cilat kritere i keni përcaktuar spitalet që do të rikonstruktohen dhe pse 44% prej tyre nuk kanë vendndodhje”, tha Bozdo.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights