📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 11 10

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka u shpreh sot se buxheti i vitit 2027 shërben si instrument për të mbështetur negociatat, por njëkohësisht edhe për të përgatitur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Dhuka u ndal te prioritetet e buxhetit 2027, që vjen në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të rrugës drejt BE-së.

“Të gjitha kapitujt janë hapur, vlerësimin pozitiv për progresin me shtetin e së drejtës e kemi marrë dhe kemi mbyllur katër kapituj të parë. Në këtë kuptim vitet 2027, 2028 dhe 2029 janë vitet më të rëndësishme të rrugës drejt familjes europiane”, tha ajo.

Dhuka theksoi se gjatë vitit 2027 do të vazhdojë puna intensive për të gjitha angazhimet për të mbyllur negociatat, ndërsa në vitet 2028-2029 vendi do të thellojë përgatitjen për t’u sjellë si një vend anëtar në BE brenda kësaj dekade.

Sipas saj, edhe pas anëtarësimit, vendi do të kalojë në një transformim të rëndësishëm, të thellë të shtetit, të ekonomisë edhe të shoqërisë dhe ky buxhet e mbështet këtë transformim europian të Shqipërisë drejt anëtarësimit.

Kryenegociatorja theksoi se buxheti mbështet shtetin europian duke u përqendruar sidomos tek drejtësia, siguria dhe të drejtat europiane, të drejtat e njeriut dhe tek kapacitetet e institucioneve tona për të zbatuar standardet dhe vlerat europiane.

Po ashtu, sipas saj, buxheti ka drejtim prioritar përgatitjen e tregut dhe të ekonomisë për tregun e përbashkët të BE, sidomos në drejtim të standardeve të tregut.

“Në momentin e anëtarësimit tregu shqiptar sillet si tregu i përbashkët europian. Po ashtu edhe në drejtim të standardit të jetesës së qytetarëve për t’i afruar gradualisht me standardet mesatare të vendeve të BE-së”, tha Dhuka.

Një tjetër drejtim prioritar për vitin 2027, sipas saj, do të jetë edhe integrimi në sistemet europiane.

“Do të veçoja këtu sidomos integrimin në sistemin doganor, tatimor e kështu kështu me radhë duke mbajtur në konsideratë që nga data e anëtarësimit kufiri i Shqipërisë do të jetë doganë e Bashkimit Europian përveçse e Republikës së Shqipërisë”, shtoi ajo.

Njëkohësisht, Dhuka theksoi se me rëndësi është integrimi në rrjetet transeuropiane, pra në korridoret europiane të lëvizjes së mallave dhe të njerëzve dhe njëkohësisht në rrjetet e transmetimit të energjisë, për të kontribuar në sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe të rajonit.

Gjithashtu, sipas saj, ky buxhet mbështet edhe integrimin në disa zona europiane si për shembull në zonën europiane të arsimit të lartë, në zonën europiane të kërkimit, në tregun e energjisë e të tjerë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights