📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
32761d4c 3ef8 4ea2 adfa 986802a75c0d

Në vijim të njoftimit të bërë më parë dhe përfundimit të afatit të vetërregullimit më 31 tetor, ka nisur aksioni në terren për kontrollin e lavazheve që furnizohen në mënyrë të paligjshme nga rrjeti publik i ujësjellësit.

Drejtori i Përgjithshëm i AKUK, z. Fludian Çuka u shpreh se: Është e rëndësishme që jo vetëm subjektet që ushtrojnë aktivitetin e lavazhit, por çdo biznes apo individ, të ndërgjegjësohet se lidhjet e  paligjshme ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin me ujë të banorëve, duke cenuar sasinë dhe presionin e ujit në rrjet. Gjithashtu, ndërhyrjet e pakontrolluara krijojnë rrezik për ndotjen e rrjetit publik dhe cenimin e cilësisë së ujit të pijshëm.

Të gjitha shoqëritë rajonale të ujësjellës-kanalizimeve do kenë një angazhim maksimal, kontrolle sistematike në terren dhe zbatim të njëtrajtshëm të masave, duke theksuar se qëllimi i këtij aksioni nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi, ligjshmëria dhe mbrojtja e furnizimit me ujë të qytetarëve.

Nga evidentimi i kryer në të gjithë territorin e vendit, janë identifikuar 1,206 lavazhe aktive, nga të cilat 460 subjekte e kanë lavazhin si aktivitet kryesor, ndërsa 746 subjekte të tjera e ofrojnë si shërbim dytësor. Këto të dhëna përbëjnë bazën për organizimin dhe shtrirjen e kontrolleve në terren.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë sistematike dhe, në rast të mosreflektimit, do të zbatohen masat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

Rrjeti publik i furnizimit me ujë është i të gjithëve. Askush nuk ka të drejtë të cenojë furnizimin dhe sigurinë e tij për qytetarët.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights