📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
0c0fc5c7 d5aa 4527 a72d 10b464a39184

Tiranë, 5 nëntor 2026 – Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, i organizuar nga Klik Ekspo Group, vijon në ditën e tretë të tij me prezantimin e kompanive ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim mes bizneseve. Në fokus të kësaj dite ishte paneli “Manufacture: Italian Design and Living Excellence”, ku shtatë kompani italiane prezantuan përvojën, produktet dhe zgjidhjet e tyre në fushën e dizajnit, mobilimit, teknologjisë dhe prodhimit.

42f4653e bece 4b8b 8a3c 88d819bd4724

Të ardhura nga rajoni i Puljas, kompanitë përfaqësojnë një model të ndërthurjes së traditës artizanale italiane me teknologjinë, inovacionin dhe kërkesat e tregut bashkëkohor.

Në fushën e teknologjisë dhe transformimit digjital, Keytech S.r.l., kompani e themeluar në Romë në vitin 1989, prezanton përvojën e saj në konsulencën IT dhe integrimin e sistemeve SAP. Me mbi 120 profesionistë, gjashtë zyra në Itali dhe Spanjë dhe më shumë se 300 projekte të realizuara, kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në zgjidhjet teknologjike për sektorin publik.

Dizajni i personalizuar dhe përpunimi i metaleve janë në qendër të aktivitetit të Nuzzi Metal Design, një atelier familjar nga Altamura, me rreth 40 vjet përvojë. Kompania ndërthur mjeshtërinë tradicionale të farkëtarisë me dizajnin bashkëkohor dhe inxhinierinë precize, duke krijuar mobilje metalike dhe elemente arkitekturore të personalizuara.

Ndërkohë, R.D.D. Italia sjell një model prodhimi ku tradita apuliane takohet me teknologjinë 3D dhe realitetin virtual. E themeluar në vitin 2020, kompania ndihmon prodhuesit, veçanërisht në industrinë e mobiljeve të tapicuara, të optimizojnë procesin nga projektimi deri te prodhimi industrial, duke reduktuar gabimet, humbjet e materialeve dhe kostot. Ajo bashkëpunon me më shumë se 30 klientë në tregje të ndryshme ndërkombëtare dhe ka zyra edhe në Dubai e Abu Dhabi.

Në sektorin e mobilimit dhe arkitekturës së interierit, Arkine prezanton krijime të personalizuara për ambiente rezidenciale, tregtare dhe struktura mikpritjeje. E themeluar në vitin 2017 nga dy arkitekte dhe inxhiniere civile, studioja italiane kombinon metalin me dru, qelq dhe mermer. Deri më sot, ajo ka realizuar mbi 500 projekte dhe 700 krijime individuale, duke bashkëpunuar me më shumë se 300 klientë.

Dizajni i hapësirave publike përfaqësohet nga Viscio Urban Design, prodhues me mbi 30 vjet përvojë në mobilimin urban. Me bazë në Apricena, kompania përdor kryesisht gurin natyror vendas, duke e shndërruar atë në elemente funksionale dhe estetike për hapësirat publike. Aktiviteti i saj mbështetet te ndërthurja e mjeshtërisë tradicionale me parimet e prodhimit të qëndrueshëm dhe ekonomisë rrethore.

Ndërsa Alberani Parketti, markë e kompanisë SIC S.r.l., prezanton traditën italiane në prodhimin e dyshemeve prej druri. Aktive që prej vitit 1992, kompania është e specializuar në parketet dykatëshe të parapërfunduara dhe sipërfaqet e personalizuara prej druri, duke kombinuar përpunimin artizanal me teknologjinë moderne të prodhimit.

Në fushën e përpunimit të gurit natyror, PIMAR përfaqëson një traditë italiane mbi 150-vjeçare. Kompania, e drejtuar sot nga gjenerata e katërt e familjes Marrocco, është e specializuar në nxjerrjen dhe përpunimin e gurit “Pietra Leccese”, që gjendet në zonën e Salentos, në Pulja. Duke përpunuar materialin e nxjerrë nga guroret e saj, me një sipërfaqe prej rreth 40 hektarësh, PIMAR ndërthur mjeshtërinë tradicionale të punimit të gurit me teknologjinë moderne. Zgjidhjet e saj përdoren në arkitekturë, restaurimin e ndërtesave historike, dizajnin e interierit dhe mobilim.

Përmes këtij paneli, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës krijon një hapësirë për të prezantuar jo vetëm produktet dhe kapacitetet e kompanive, por edhe modelet e tyre të biznesit, përvojën dhe potencialin për bashkëpunime të reja. Nën organizimin e Klik Ekspo Group, panairi vijon të forcojë rolin e tij si platformë takimi mes sipërmarrjeve shqiptare dhe të huaja, duke nxitur shkëmbimin e njohurive, lidhjet tregtare dhe mundësitë e zgjerimit në tregje të reja.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights