📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
8f970c25 c2ed 4148 88e0 a050dca5c235

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, i organizuar nga Klik Ekspo Group, vijon të shërbejë si një pikëtakim për bizneset shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar mundësi për prezantimin e produkteve, shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e partneriteteve të reja. Në ditën e tretë të këtij edicioni, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, vëmendja u përqendrua te paneli “Konkurueshmëria e Ekonomisë Shqiptare Sfidat dhe Rreziqet”, ku përfaqësues të sipërmarrjes, shoqatave dhe ekspertë diskutuan mbi sfidat që ndikojnë në klimën e biznesit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e biznesit ngritën shqetësimin për mungesën e një mekanizmi funksional të dialogut me institucionet publike, veçanërisht në procesin e hartimit të politikave fiskale. Paketa fiskale e vitit 2027 ishte një prej çështjeve kryesore të debatit, për shkak të ndikimit që ndryshimet e parashikuara mund të kenë në kostot e sipërmarrjes dhe konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare.

Arben Shkodra, nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, theksoi nevojën për një mekanizëm të qëndrueshëm konsultimi dhe komunikimi mes qeverisë dhe sektorit privat, duke vënë në dukje se mungesa e tij po krijon mosbesim te bizneset.

Edvin Prençe, sipërmarrës në manifakturë, e konsideroi paketën fiskale një barrë shtesë për kompanitë, duke paralajmëruar se rritja e kostove mund të reflektohet edhe në çmimet për konsumatorët. Sipas tij, bizneset që po përgatiten për integrimin në tregun e përbashkët europian kanë nevojë për politika që marrin në konsideratë realitetin e tyre ekonomik.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte shpërndarja e shpenzimeve publike dhe ndikimi i kursit të këmbimit në aktivitetin e kompanive prodhuese dhe eksportuese. Eksperti kontabël Ardian Gjokutaj vuri në dukje se sektori prodhues përballet me një barrë të konsiderueshme, ndërsa investimet publike duhet të orientohen më shumë drejt aktiviteteve që krijojnë prodhim dhe vlerë të shtuar.

Diskutimi u zgjerua edhe te sfidat e industrisë së përpunimit të qumështit, ku prodhuesit vendas përballen me kosto të larta, vështirësi në sigurimin e lëndës së parë dhe konkurrencën e produkteve të importit. Përfaqësuesi i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Ilir Pilku, vuri në fokus rëndësinë e mbështetjes së të gjithë zinxhirit të prodhimit, nga fermerët te përpunuesit, si një kusht për forcimin e industrisë vendase dhe rritjen e konkurrueshmërisë së saj.

Nga këndvështrimi ekonomik, pedagogu dhe eksperti Mateo Spaho theksoi se konkurrueshmëria nuk përcaktohet vetëm nga niveli i taksave, por edhe nga produktiviteti, teknologjia, inovacioni dhe parashikueshmëria e politikave ekonomike. Sipas tij, krijimi i një klime të qëndrueshme për investimet dhe bashkëpunimi mes institucioneve dhe sipërmarrjes janë të rëndësishme për përgatitjen e bizneseve shqiptare për tregjet ndërkombëtare.

Përtej diskutimeve tematike, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës vijon të ofrojë një hapësirë konkrete për ndërveprimin mes kompanive, prezantimin e potencialeve të tyre dhe krijimin e kontakteve të reja tregtare. Përmes këtij organizimi, Klik Ekspo Group synon të afrojë bizneset shqiptare me partnerë ndërkombëtarë, të nxisë shkëmbimin e përvojave dhe të krijojë mundësi për bashkëpunime që shkojnë përtej ditëve të panairit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights