📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
C8f9413c fd1d 45c4 8c22 2e0767634737
Inteligjenca artificiale nuk është më një teknologji e së ardhmes, por një instrument që bizneset mund ta përdorin sot për të rritur produktivitetin, për të kursyer kohë dhe për të përmirësuar konkurrueshmërinë. Kjo ishte në fokus të panelit “AI for Business Groëth – Business automation and faster economic groëth”, zhvilluar më 5 nëntor në kuadër të edicionit të 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF32), organizuar nga Klik Ekspo Group. Diskutimi u përqendrua te përdorimet konkrete të inteligjencës artificiale në biznes, duke evidentuar se automatizimi nuk kërkon domosdoshmërisht investime të mëdha, por fillimisht identifikimin e proceseve që marrin më shumë kohë dhe burime njerëzore. Daniel Taga, themelues i DeTag, theksoi se komunikimi me klientët, përpunimi i dokumenteve dhe detyrat administrative të përsëritura janë ndër fushat ku AI mund të sjellë përfitime të menjëhershme. Sipas tij, centralizimi i komunikimit nga kanale të ndryshme, si ËhatsApp dhe email, si dhe përdorimi i të dhënave për analiza dhe vendimmarrje, mund të ndihmojnë bizneset të funksionojnë në mënyrë më efikase.
F9033839 184f 44f2 aeb6 80aad698ff75
Edhe sektori i marketingut po përjeton transformim të shpejtë. Gjergji Hysa, CEO i Expert Marketing, solli shembuj nga përdorimi i AI-së për administrimin e platformave të tregtisë elektronike, plotësimin automatik të informacionit mbi produktet dhe krijimin e chatbot-eve që u përgjigjen menjëherë klientëve potencialë. Këto sisteme ndihmojnë bizneset të mos humbasin interesin e klientëve për shkak të vonesave në komunikim, duke ia kaluar më pas ekipit të shitjeve procesin e finalizimit të transaksionit. Megjithatë, panelistët nënvizuan se automatizimi nuk duhet të zëvendësojë kreativitetin dhe gjykimin njerëzor. Inteligjenca artificiale mund të përshpejtojë kërkimet dhe prodhimin e materialeve, por emocionet, origjinaliteti dhe identiteti i një marke kërkojnë ende ndërhyrjen e njeriut. Në këtë drejtim, roli i punonjësve po ndryshon, nga realizimi i detyrave operative drejt mbikëqyrjes, kontrollit dhe përmirësimit të produkteve të gjeneruara nga AI. Një nga shqetësimet e ngritura lidhej edhe me ndikimin e kësaj teknologjie në tregun e punës, veçanërisht për të rinjtë. Automatizimi i detyrave fillestare mund ta bëjë më të vështirë hyrjen e studentëve dhe të sapodiplomuarve në tregun e punës, duke rritur nevojën për aftësi të reja dhe përshtatje të sistemit të formimit profesional. Potenciali i Shqipërisë për zhvillimin e ekosistemit teknologjik u prezantua nga Florensa Haxhi, CEO e Durana Tech Park. Ajo bëri të ditur se në park janë regjistruar rreth 80 kompani, me një numër që po i afrohet 90, nga të cilat 52% janë ndërkombëtare. Kompanitë operojnë në fusha si inteligjenca artificiale, machine learning, administrimi i të dhënave, siguria kibernetike dhe fintech. Rreth 31-32% e tyre janë të fokusuara drejtpërdrejt në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të bazuara në AI. Paneli trajtoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale gjatë përdorimit të platformave të inteligjencës artificiale. Besa Velaj, drejtuese e kabinetit në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, solli në vëmendje përgjegjësitë që kanë bizneset kur përpunojnë të dhënat e klientëve përmes chatbot-eve dhe sistemeve të tjera të automatizuara. Në përfundim, diskutimi evidentoi se inteligjenca artificiale përfaqëson një mundësi të rëndësishme për modernizimin e bizneseve shqiptare dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike. Sfida për sipërmarrjet mbetet integrimi i saj në mënyrë strategjike, duke shfrytëzuar përfitimet e teknologjisë, por pa humbur rolin e ekspertizës dhe kreativitetit njerëzor.  
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights