📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Korea missile 311 750x450

Koreja e Veriut ka kryer të mërkurën një provë të sistemit të saj të ri të mbrojtjes ajrore, duke lëshuar raketa interceptuese, ndërsa paralelisht zhvilloi një stërvitje për goditjen e një objektivi të simuluar me raketë lundruese me rreze të gjatë veprimi.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, sipas së cilës testimi konfirmoi specifikimet teknike dhe besueshmërinë e sistemit të ri. Prova synonte të verifikonte aftësinë e raketave për të ndryshuar drejtimin gjatë fluturimit, si dhe kapacitetet e sistemit për zbulimin dhe goditjen e objektivave.

Në të njëjtën kohë, një njësi e Komandës së Raketave Strategjike me Rreze të Gjatë Veprimi zhvilloi një stërvitje të veçantë, duke simuluar sulmin ndaj një objektivi virtual.

Raportimi i KCNA-së konfirmon njoftimin e mëparshëm të Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, e cila bëri të ditur se Koreja e Veriut kishte lëshuar raketa nga rajoni i Sondokut në drejtim të Detit Lindor, i njohur ndërkombëtarisht edhe si Deti i Japonisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights