📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Shorti WEB 2048x1152 1 696x392

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mësuar kundërshtaret për edicionin e ri të UEFA Women’s Nations League 2027. Pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin B1, ku do të përballet me Serbinë, Belgjikën dhe Rumaninë.

Faza e ligës do të zhvillohet me sistem vajtje-ardhje, me secilën skuadër që do të luajë nga një ndeshje në shtëpi dhe një në transfertë ndaj çdo kundërshtari të grupit.

Ndeshjet do të zhvillohen në tri dritare ndërkombëtare gjatë vitit 2027. Dy takimet e para janë programuar nga 23 shkurti deri më 6 mars, ndeshjet e treta dhe të katërta nga 13 deri më 24 prill, ndërsa dy sfidat e fundit nga 7 deri më 15 qershor.

Në Ligën B marrin pjesë 16 kombëtare, të ndara në katër grupe me nga katër skuadra. Fitueset e grupeve sigurojnë ngjitjen në Ligën A për fazën kualifikuese të Kampionatit Europian 2029.

Skuadrat që renditen në vendin e dytë në grupet e Ligës B do të luajnë në tetor 2027 ndeshje vajtje-ardhje me ekipet që përfundojnë në vendin e tretë në grupet e Ligës A. Fitueset e këtyre përballjeve do të ngjiten në Ligën A, ndërsa skuadrat e eliminuara do të mbeten në Ligën B.

Edhe ekipet që renditen në vendin e tretë në Ligën B do të kenë mundësinë të ruajnë kategorinë përmes ndeshjeve të play-off-it. Dy skuadrat me renditjen më të mirë do të përballen me dy ekipet më të mira të vendit të dytë në Ligën C. Fitueset do të luajnë në Ligën B, ndërsa humbëset do të zbresin në Ligën C.

Dy skuadrat e tjera të vendit të tretë, së bashku me katër ekipet e renditura të fundit në grupet e Ligës B, do të bien drejtpërdrejt në Ligën C.

Ndeshjet e play-off-it për ngjitje dhe rënie do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje nga 4 deri më 12 tetor 2027. Shorti për këto përballje është parashikuar të hidhet më 18 qershor 2027.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights