📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
9048dccd 002e 4b8c aa8d 677067155c73

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Chiari, në provincën e Brescias në Itali, ku një 21-vjeçar vrau me thikë nënën e tij në banesën e familjes.

Bëhet fjalë për dy shqiptarë.

Viktima është identifikuar si Meleqe Lusha, 39 vjeçe, ndërsa autori i dyshuar është Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës.

Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, por disa kohë më vonë është paraqitur vetë në komisariatin e karabinierëve në Kremona, ku ka treguar atë që kishte ndodhur.

Ndërkohë, efektivët që mbërritën në banesën në rrugën Tagliata gjetën trupin e pajetë të 39-vjeçares.

Në vendngjarje kanë nisur hetimet specialistët e Seksionit të Investigimeve Shkencore të Karabinierëve të Brescias, të cilët po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbardhur motivet e vrasjes.

Deri më tani, autoritetet italiane nuk kanë dhënë detaje të tjera, ndërsa hetuesit po ruajnë rezervën për çështjen.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights