Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me automjet, ku mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Ngjarja u konstatua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilat, bazuar në informacionet e siguruara, ndaluan për kontroll automjetin me të cilin udhëtonte i riu, në rrugën “Kastriotët”.
Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan pistoletën dhe municionin.
Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua 20-vjeçari me inicialet S. D., banues në Tiranë.
Ndërkohë, dy familjarë të tij, 51 dhe 23 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, pasi, sipas Policisë, kundërshtuan efektivët gjatë kontrollit të banesës, me qëllim pengimin e kryerjes së tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
