Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke theksuar se Koalicioni Shqiptar ka siguruar 27.670 vota dhe dy mandate parlamentare.
Ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se ky sukses është rezultat i bashkimit të subjekteve politike shqiptare, të cilat, pavarësisht dallimeve, kanë vendosur interesin e përbashkët mbi atë partiak.
Duke komentuar zhvillimet politike në Serbi, kryeministri Kurti theksoi se zgjedhjet e 25 tetorit sollën një rikonfigurim të skenës politike në shtetin fqinj dhe ndonëse tashmë dihet kush e ka humbur pushtetin në Serbi, ende nuk është e qartë se kush do ta marrë atë.
Kurti renditi edhe kushtet që duhet të paraprijnë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ai tha se ballafaqimi me të kaluarën, zbardhja e krimeve ndaj shqiptarëve, identifikimi i varrezave masive dhe ndriçimi i fatit të personave të pagjetur mbeten detyrime të domosdoshme.
