Presidenti i Republikës Bajram Begaj është takuar sot me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe një përfaqësues të PSD-së, pjesë e vazhdës së konsultimeve për caktimin e një datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në pranverën e ardhshme.
Data e zgjedhjeve shpallet nga Presidenti, 9 muaj para përfundimit të afatit të mandatit të kryetarit aktual, ndaj 6 nëntori përllogaritet si afati fundor që kodi elektoral dikton për nxjerrjen e datës së zgjedhjeve, që duhet të jetë një e diel mes periudhës 15 prill-15 maj të 2027.
Dje, Balla deklaroi se PS nuk do të shkojë në takim me një propozim për datën, por do të respektojnë kompetencën e presidentit.
Partia Demokratike, ashtu si dhe në zgjedhjet e kaluara, si dhe Partia e Lirisë kanë refuzuar takimin me presidentin e Republikës duke e konsideruar një farsë.
