📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 10 30

Kryeministri Edi Rama përsëri sot ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë e vendosur para godinës së kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”.

Megjithatë, deri më tani, protestuesit e kanë refuzuar ftesën, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit, ndërsa kanë paralajmëruar vijimin e protestës.

Në vijimësi, Kryeministri ka deklaruar se është i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim të studentëve dhe pedagogëve, ndërsa qeveria po përgatit një paketë masash për t’iu përgjigjur nevojave të tyre, me synimin që dëgjimi i qytetarëve të përkthehet në vendimmarrje dhe mbështetje konkrete.

Edhe buxheti i vitit 2027, sipas tij, përfshin masa shtesë në mbështetje të familjeve, shërbimeve publike dhe studentëve.

Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të nxitur terror urban, përçarje fetare apo për të cenuar traditën e tolerancës dhe harmonisë në Shqipëri do të përballet me përgjegjësi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights