📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1002 0 elbasan 6acf4c8347251

Studentët vijuan edhe sot në ditën e 14-të protestën para Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike në vend.

“Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” janë disa nga sloganet që ata kanë thirrur gjatë tubimit.

Ndërkohë, në mbështetje të protestës janë bashkuar edhe disa pedagogë.

Profesori Lush Susaj, tha se do të vijojë të jetë pjesë e protestave. Ai tha se klasa politike ka dëmtuar vendin dhe cenuar të ardhmen e të rinjve.

Susaj u bëri thirrje gjithashtu studentëve që të mos tërhiqen përballë presioneve dhe shantazheve, duke kundërshtuar thirrjet për t’u kthyer në auditorë pa u plotësuar kërkesat e tyre.

“Unë do të mobilizohem edhe nëse ka një protestë brenda protestës. Këta e kanë masakruar këtë vend, ia kanë shkulur zemrën, por ia heqin të ardhmen”, tha ai.

Pas qëndrimit të Ministria e Arsimit, studentët marshuan drejt Kryeministrisë.

Më pas një pjesë e studentëve marshuan përgjatë rrugës së Elbasanit dhe u futën brenda ambienteve të Fakultetit Ekonomik, me thirrjet “Bashkohuni me ne!”.

Ata kërkuan gjithashtu bojkotimin e mësimit të studentëve të Fakultetit Ekonomik. Pas Ekonomikut, të rinjtë marshuan drejt Fakultetit të Drejtësisë me thirrjen që edhe studentët e këtij fakulteti të bashkohen në protestë.

Të rinjtë në protestat e mëparshme kanë refuzuar ftesën për dialog me kreun e qeverisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights