📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
SPAK 4 1024x583

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 17 persona, të dyshuar për përfshirje në trafikimin e rreth 2 tonëve kanabis dhe 475 kilogramëve kokainë.

Sipas hetimeve të SPAK, veprimtaria e dyshuar kriminale është organizuar dhe koordinuar përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyECC.

Personat e marrë nën hetim akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Për disa prej tyre rëndon edhe dyshimi për drejtimin e këtij grupi. Sipas SPAK, E.B., R.Rr. dhe E.Sh. dyshohet se kanë luajtur rolin e drejtuesve dhe financuesve të aktivitetit të paligjshëm.

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë evidentuar tri raste të trafikimit të marijuanës dhe kokainës, me origjinë nga Shqipëria dhe Ekuadori dhe me destinacion vende të ndryshme të Evropës, si dhe Turqinë.

Një pjesë e rëndësishme e provave lidhet me komunikimet e zhvilluara përmes platformës SkyECC, të cilat dyshohet se janë përdorur për organizimin dhe bashkërendimin e veprimeve kriminale. Të dhënat përkatëse janë siguruar nga autoritetet franceze në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë.

Sipas materialeve hetimore, tri episodet kryesore të sekuestrimit të narkotikëve nga autoritetet e huaja janë regjistruar në këto data:

3 nëntor 2020 – Mali i Zi: U sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, e transportuar nga Shqipëria dhe e destinuar për tregun gjerman.

23 nëntor 2020 – Holandë: Autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë, e cila ishte dërguar nga Ekuadori në portin e Vlissingenit.

26 janar 2021 – Turqi: U sekuestruan rreth 236 kilogramë marijuanë, e nisur nga Shqipëria me destinacion Turqinë.

Në total, në këto tri operacione u sekuestruan rreth 2.43 tonë lëndë narkotike. Hetimet synojnë të dokumentojnë rolin e personave të dyshuar dhe mënyrën se si funksiononte rrjeti i trafikut ndërkombëtar të drogës.


Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal  nr. 9 të vitit 2024, në ngarkim të 17 të pandehurve:

1.  Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

 “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

2. Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala), të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

 3. Marvin Bushati, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal,

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, të sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 10.12.2025.

4. Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar (alias Blerti) Cafi, Endrit (alias Indrit) Dokle, Zamir Aliaj (alias Çoku), të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal,

5. Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala), dhe Vidjan Baroka, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

6. Agim Nina (alias Lorenc Selmani), i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre përmes komunikimeve në aplikacionin e platformës së enkriptuar “SkyEç”, janë koordinuar mes tyre për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme kriminale. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike.

Të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, me persona të dënuar nga autoritetet e huaja dhe në bashkëpunim me persona të paidentifikuar ende, kanë trafikuar nga Shqipëria dhe vendet e Amerikës Latine (Ekuadori) në drejtim të Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës, sasitë e lëndëve narkotike sipas episodeve të renditura mëposhtë:

 –    Episodi i parë, datë 3.11.2020 – Autoritetet kompetente të Malit të Zi sekuestruan sasinë prej 1722 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

–     Episodi i dytë, datë 26.1.2021 –  Autoritetet kompetente të Turqisë sekuestruan sasinë prej rreth 236 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

–  Episodi i tretë, datë  23.11.2020 – Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës sekuestruan sasinë prej 475 kg kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Në përfundim të hetimeve është konkluduar se të pandehurit Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, kanë pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në veprimtarinë e paligjshme kriminale ndërsa të pandehurit e tjerë ishin në rolin e pjesëmarrësve.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurve si dhe vijimin e hetimit pasuror kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 9 të vitit 2024, numërtimin si procedimi penal i ri me nr. 9/1 i vitit 2026, dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal,

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, të Kodit Penal.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë gjermane, franceze, holandeze, belge, malazeze, turke, ekuadoriane, Eurojust dhe Europol, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights