📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
640 0 1000 0 veliaj ne gjyjate 2 1779786568 sd

Është shtyrë seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi avokatët e caktuar nga skema e ndihmës juridike falas kanë refuzuar të marrin përsipër mbrojtjen e tij, në kuadër të bojkotit të Dhomës së Avokatisë.

Seanca e radhës është caktuar më 3 nëntor, në orën 10:30.

Në seancën e mëparshme, gjykata kishte caktuar avokatë nga skema e ndihmës juridike falas, pranë Ministrisë së Drejtësisë, për të garantuar mbrojtjen ligjore të Veliajt. Megjithatë, ata kanë refuzuar përfaqësimin e të akuzuarve, duke iu bashkuar bojkotit të avokatëve.

Dhoma e Avokatisë po proteston që prej 8 shtatorit, duke bojkotuar proceset gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shkak për këtë qëndrim është bërë rregullorja e GJKKO-së, për të cilën avokatët pretendojnë se cenon ushtrimin e profesionit të tyre dhe të drejtat e mbrojtjes.

Për këtë arsye, përfaqësues të avokatisë i janë drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese me një padi, duke kundërshtuar rregulloren dhe efektet e saj në ushtrimin e profesionit.

Kryebashkiaku i Tiranës kishte dërguar një shkresë, ku kërkonte që të mbrohej veç nga avokati i tij, Plarent Ndreca dhe asnjë tjetër.

Nga ana tjetër, avokatët falas qe i caktoi Gjykata e Posaçme nuk ishin paraqitur po përmes shkresave bëjnë me dije se janë në bojkot ndaj GJKKO-së, e cila nuk aplikoi gjoba.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights