Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore të vendit.
Në zonën e verilindjes prej orëve të pasdites vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formën e pikave.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 7/19 | Diell |
| Kukës | 5/16 | Diell re shi |
| Lezhë | 7/17 | Diell |
| Dibër | 3/13 | Diell re shi |
| Durrës | 8/20 | Diell |
| Tiranë | 10/20 | Diell |
| Elbasan | 7/19 | Diell |
| Berat | 7/20 | Diell |
| Vlorë | 10/17 | Diell |
| Korçë | 5/12 | Diell re |
| Gjirokastër | 6/19 | Diell |
| Sarandë | 11/20 | Diell |
