📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1000 0 18 TETOT PROTESTA PETAGOGET frame

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, ka njoftuar mbështetjen e trupës akademike për protestën e studentëve, duke bërë thirrje për bojkot të mësimit dhe pjesëmarrje të përditshme në tubime.

Në një deklaratë për mediat, Kovaçi bëri të ditur se kryesia e Sindikatës së Universiteteve, pas vlerësimit të situatës së krijuar, ka vendosur të mbështesë bojkotin e studentëve.

Ai theksoi se në këtë qëndrim solidarizohen edhe anëtarët e sindikatës dhe pedagogët, të cilët do të jenë në mbështetje të kërkesave të studentëve.

Në përfundim, kreu i sindikatës u bëri thirrje pedagogëve që të mblidhen çdo ditë në orën 10:00, për të shprehur solidaritetin me studentët dhe për të vijuar bojkotin e procesit mësimor.

Reagimi i Sindikatës së Pedagogëve vjen në një kohë kur protestat studentore vijojnë, ndërsa mbështetja për kërkesat e të rinjve po zgjerohet edhe në radhët e trupës akademike.

“Kryesia e Sindikatës së universiteteve duke parë situatë, deklaron përkrahjen e bojkotit, dhe gjithë anëtarët e Sindikatës dhe trupa akademike është në përkrahje të studentëve.

Në përkrahje me anë të grevës dhe bojkotit të mësimit. Do të jemi këtu çdo ditë. Është bojkot dhe i bëj thirrje profesoratit të mblidhemi çdo ditë në 10:00”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights