📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 10 16 101509 696x352

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në banesën e tij u zbuluan 344 kuti me lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë rreth 40 mijë euro.

Policia e Tiranës bëri të ditur se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Fireworks”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për magazinimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve piroteknike në një banesë, me dyshimin se do të përdoreshin për qëllime të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit në katin e parë të banesës së shtetasit E. R., në rrugën “Jargavani”, u gjetën dhe u sekuestruan 344 kuti me lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme.

Sipas Policisë, dyshohet se 24-vjeçari ua furnizonte këto lëndë personave të maskuar dhe të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights