📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
MixCollage 14 Oct 2026 03 29 PM 8827 800x450

Pas Tiranës, bojkotimi i mësimit ditën e sotme ka filluar edhe në qytetet e tjera të vendit.

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë nisur bojkotin e auditorëve, për t’u bashkuar në protestën e paralajmëruar prej tyre dhe në solidarizim me studentët e Tiranës.

Lëvizja ka nisur në kampusin universitar të Spitallës dhe është parashikuar të zhvendoset në qendër të qytetit, me marshimin drejt Bashkisë Durrës.

I boshatisur ka qenë këtë mëngjes edhe Fakulteti i Bujqësisë në Korçë, ku pedagogët janë paraqitur në ambientet e fakultetit, por studentët kanë bojkotuar mësimin.

Mbi 80% e studentëve nuk janë paraqitur në auditorë në shenjë mbështetjeje për protestën e zhvilluar në Tiranë.

Ndërkohë studentë dhe nxënës të gjimnazeve në Korçë kanë paralajmëruar edhe një protestë e cila pritet të mbahet rreth orës 11:00 në qendër të qytetit.

Ndërkohë studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër kanë bojkotuar gjithashtu mësimin dhe kanë dalë në protestë, duke iu bashkuar reagimeve të studentëve pas ngjarjeve të fundit.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights