📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Sokol 6accabbe71a28

Sokol Hoxha, 51-vjeçari i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbërritur këtë të hënë në Gjykatën e Fierit, nën masa të rrepta sigurie, ku kërkon shpalljen e parashkrimit të dënimit penal. Hoxha, nga Patosi, është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997. Ai është dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm nga drejtësia belge për vrasjen e Brunilda Dervishit.

51-vjeçari kërkon të përfitojë nga mekanizmi ligjor i parashkrimit të dënimit, duke argumentuar se kanë kaluar 26 vite pa u ekzekutuar vendimi i dhënë në mungesë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000. Hoxha u arrestua në SHBA në muajin maj, në kuadër të operacionit “Globi”, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, Belgjikës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai u ekstradua në Shqipëri më 6 gusht dhe u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin me 25 vite burg.

Seanca e zhvilluar një javë më parë u shty për ditën e sotme, me qëllim marrjen e informacionit nga Gjykata e Lartë lidhur me vendimmarrjen më të fundit për çështjen. Përpara trupit gjykues, të përbërë nga gjyqtarja Aurora Tusha, prokurorja Malbora Dinaj dhe avokatët Toto Avdija e Rozeta Plaku, Hoxha do të përballet me kërkesën e tij për shuarjen e dënimit, që mund të ndikojë në vijimin e vuajtjes së tij në burg.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights