📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kryemadhi sd

Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me videot intime të personazheve të njohur të ekranit që po qarkullojnë në rrjet prej disa ditësh.

E pyetur nga gazetarët nëse i ka parë videot, Kryemadhi u shpreh se i ka parë dhe se i vjen shumë keq dhe ndjen neveri.

Sipas saj, personi që i ka regjistruar apo dhe ai që i ka shpërndarë, duhet të dënohet. Kryemadhi shton se ‘askujt nuk ka çfarë ti duhet se çfarë bën dikush në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private’.

“Po i kam parë. Përveç ndjenjës së shëmtuar që më la për shkak të viktimave, të gjitha atyre grave apo vajzave, kushdo që janë. Personi, i cili i ka bërë, ai që i ka regjistruar por dhe ai që i ka shpërndarë, është një veprim shumë i ulët dhe që duhet të dënohet. Ajo që dua të them është se nuk ka çfarë ti duhet asnjërit se çfarë bën një njeri në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private.

E tjetra është mënyra se si ne po fillojmë të gjykojmë situatat, problematike dhe gjithë jetën shoqërore të shoqërisë sonë është e tmerrshme. Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon se sa nga taksat e larta, nga largimi i të rejave dhe të rinjve, shpopullimi i Shqipërisë, është fatkeqësie e madhe dhe për mua fatkeqësi kombëtare. Më vjen shumë keq dhe ndjej neveri për vepruesit që e kanë bërë atë gjë”, tha Kryemadhi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights