Romeo
Berberi ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Korçë mbrëmjen e së dielës!
Mësohet se autori në fakt ka pasur dike tjetër në shënjestër, ndërsa ka hyrë në
një lokal dhe ka qëlluar me armë zjarri
ku mbeti i plagosur rastësisht 53-vjeçari.
Një atentat
i dështuar mund të konsiderohet ngjarja e ndodhur në Korçë mbrëmjen e së
dielës.
Romeo
Berberi mbeti i plagosur me armë zjarri, ndërsa ndodhej në një lokal.
Mësohet se
autori i ngjarjes, ëshë ofruar në lokal dhe ka qëlluar në tokë, ndërsa Berberi
është trembur, ngritur nga tavolina dhe një nga plumbat e ka qëlluar atë në
këmbë.
Sipas
policisë, dyshohet se autori ka patur dikë tjetër në shënjestër, person i cili
nuk dihet ende kush është.
Nga marrja
në pyetje paraprake i plagosuri ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd, ndërsa
për shkak të errësirës, nuk ka mundur që të njohë autorin.
Vetë i
plagosuri, nuk rezulton të ketë probleme me drejtësinë!
Policia
ndërkohë prej mbrëmjes së të dielës ka shoqëruar disa persona për të marrë në
pyetje në lidhje me atentatin.
Në zonën ku
ndodhi ngjarja, mësohet se ka kamëra sigurie të disa bizneseve, dhe ato janë
sekuestruar dhe janë duke u kqyrur, për të bërë të mundur identifikimin e
autorit të ngjarjes.
