📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Berisha 1 sd 1 800x450

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Kuvend, ku ka folur për situatën në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe përgjimet ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka përmendur edhe deputetët socialistë Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja, duke pretenduar se emrat e tyre janë përfshirë në komunikime apo veprime të lidhura me çështjen që ai po denonconte.

Berisha: Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca më e turpshme e mbledhur ndonjëherë. Sot, parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergus Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të një vendi. Sot, për çdo shqiptar që i thotë vendit vend, sigurisë, siguri, çështje e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit, mbasi kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal ‘Agasi’. Në këtë sallë kam paralajmëruar se ai është mafiozi më i rrezikshëm i Europës, sepse kontrollonte si asnjë tjetër në Shqipëri dhe Europë kartelet e drogës, të gjithë internetin e territorit të vendit, të gjitha sekretet e këtij shteti dhe SHISH. Ai kishte fuqi të pakufizuar dhe këtë e kishte nga Padrino i vendit.

Rasti i Vlora Hysnit është rasti i rrallë në botë. El Chapo i Venezuelës që punoi me kartelet, është shefi i shërbimit të Guines-Bisau, të cilën kartelet e shndërruan në shtetin e parë narkoshtet në Afrikë dhe tani vjen Vlora Hysni. Pasi shkarkohet nga detyra në një vend demokratik, për motive të forta, po ato motive e sjellin këshilltare të Padrinos dhe më pas e sjellin në krye të SHISH. Emërimi i saj jashtë kritereve, përbën paktin më të papërgjegjshëm ndaj sigurisë së vendit. Emërimi i saj ishte në mënyrë absolute për një rol të dyfishtë. Ajo ishte një shërbëtore e Vuçiç dhe Ramës.

Ana më e zezë është se njeriu që kishte për detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve, bashkëpunonte me hanxharët e krimit. Anëtare e një organizate të rrezikshme kriminale. Ishte njeriu që lëshonte në duart e bandave çdo sekret të shtetit, ishte njeriu që me porosi të Agasit shkarkonte secilin prej jush. Ishte njeriu që ju thërriste ju në zyrë, Damjan e ke vetë përgjegjësinë, ti nuk je i vetmi ti, po bëjë sikur s’po më dëgjon. Uluzi, shko dhe mos del emri aty.

Prapë, në këtë rast tragjik është që është shembur piramida e sigurisë. Së dyti, çdo njeri duhet ta dijë se shteti ka përfaqësimet, por më sensitive është përfaqësimi i shërbimit. SHISH, nga viti ’92-’93, ka pasur në partneritetin e vetë bashkëpunime të çmuara. A mund të imagjinoni se çfarë paraqitet sot kombi, para të gjitha këtyre vendeve që kishin vendosur, realizuar operacionet më të besueshme nga ’92 gjer sot. E kuptoni çfarë do të thotë për komunitetet?

Sekreti i shtetit ka qenë në duart e lubisë tjetër. Shefi i SHISH di çdo sekret dhe, aq sa di kryeministri e presidenti, e di prej atij/asaj. Ajo, siç rezulton, e ka pajisur bandën e Agasit me mjete më të sofistikuara që njihni. Të gjithë jeni në duar të filmuar, Uluzi të ka dalë shumë herë emri, por nuk je vetëm ti.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights