📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 21 696x402

Shqipëria është vendi pritës i Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së (FBINAA European Chapter), ku marrin pjesë 235 përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga Evropa dhe më gjerë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, në fjalën e tij në këtë aktivitet, u shpreh se përzgjedhja e Shqipërisë për zhvillimin e këtij takimi nuk është rastësi, por një vlerësim për progresin e vendit në fushën e sigurisë dhe ligjzbatimit.

“Në një institucion si FBI, asgjë nuk i lihet rastësisë dhe përzgjedhja e Shqipërisë për këtë takim nuk është rastësi. Është për ne një certifikim i mirë i një progresi që do e kishim të pamundur pa SHBA-në në krahun tonë”, tha Demo.

Ai vlerësoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në forcimin e institucioneve të ligjzbatimit, duke përmendur SPAK-un, BKH-në dhe institucionet e reja të drejtësisë.

“E gjithë infrastruktura e sundimit të ligjit dhe ligjzbatimit që kemi sot, SPAK, BKH, institucionet e reja dhe, mbi të gjitha, rezultatet që janë gjithmonë e më shumë evidente në luftën kundër krimit të organizuar, kanë siglën ‘Made in USA’”, u shpreh ministri.

Demo theksoi se krimi i organizuar, terrorizmi dhe krimi kibernetik nuk njohin kufij dhe se përballimi i këtyre kërcënimeve kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërkombëtar.

“Në botën e sotme, krimi i organizuar, terrorizmi, krimi kibernetik nuk njohin më kufij. Rrjetet kriminale, asetet kriminale, kërcënimet hibride lëvizin më shpejt se kurrë. Asnjë shtet, asnjë institucion, sado i fuqishëm, nuk mund të garantojë sigurinë i vetëm”, tha ai.

Sipas Demos, për këtë arsye partneriteti ndërkombëtar është një domosdoshmëri për sigurinë dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Partneriteti ndërkombëtar nuk është vetëm një zgjedhje, por një domosdoshmëri e panegociueshme. Për Shqipërinë, rezultatet gjithmonë e më pozitive në luftën kundër krimit të organizuar janë produkt direkt i këtij bashkëpunimi”, deklaroi Demo.

Ai bëri të ditur se gjatë pesë viteve të fundit numri i skuadrave të përbashkëta hetimore është pesëfishuar, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar Policia e Shtetit zhvilloi mbi 100 operacione të përbashkëta, me më shumë se 22 skuadra të përbashkëta hetimore me vendet partnere, si dhe me Europol dhe Interpol.

Demo vlerësoi rezultatet në drejtim të konfiskimit të aseteve kriminale dhe nivelit të zbulueshmërisë, duke nënvizuar se bashkëpunimi ndërkombëtar mbështetet te besimi institucional.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights