📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
761184 protesta

Protestat në Prishtinë kanë vijuar deri vonë gjatë mbrëmjes së djeshme, revoltë që shpërtheu pas dënimit të rëndë që morën nga Gjykata Speciale e Hagës, 4 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në shënjestër ishte ndërtesa e EULEX-it (Misioni i BE në Kosovë) si dhe ndërtesa e qeverisë së Kosovës që u sulmuan me gurë e mjete piroteknike. 2 protestues u shoqëruan në polici, njëri prej të cilëve u la i lirë, ndërsa tjetri po mbahet në qeli.

Po mbrëmjen e djeshme, nga Haga është kthyer djali i Hashim Thaçit, Endrit dhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit. Ata u pritën me brohoritje nga dhjetëra qytetarë, të cilët ishin mbledhur për të shprehur mbështetjen për ta dhe familjarët e tyre.

Në një prononcim për mediat, Endrit Thaçi e cilësoi Gjykatën Speciale “gjykatë kriminale”, ndërsa shprehu besimin se vendimi do të ndryshojë në Apel.

Gjykatë kriminale, por besojmë do të kthehen të pafajshëm pas Apelit”, tha ai ndërsa u prit nga qytetarët.

Edhe Klestor Veseli u shpreh optimist për procesin në Apel dhe falënderoi qytetarët për mbështetjen.

Ne jemi pozitivë që në Apel ka me u ndryshu gjendja për të mirë, por në të njëjtën kohë nuk mundem pa i falënderu njerëzit e mirë të Kosovës, të popullit shqiptar që na kanë përcjellë gjithkund edhe kanë ardhë pas neve. Ju faleminderit shumë”, u shpreh ai.

Ndërkombëtarët kanë mbështetur vendimin e tribunalit të Hagës dhe kërkuan që të respektohej dhe nga qytetarët. Në një prononcim për Klan Kosova, diplomati amerikan William Walker i faturoi një pjesë të fajit Bashkimit Evropian duke thënë se  nuk ndërmori veprime konkrete për të ndalur dhunën dhe keqtrajtimin e shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe, përpara ndërhyrjes së NATO-s.

Dua ta pyes Bashkimin Evropian, ku ishit para se lufta të niste kur serbët i keqtrajtuan në format më mizore kosovarët. Përpos deklaratave, asgjë më serioze. Ju desh NATO-s, Albrightit e Clarkut që të angazhohen seriozisht”, u shpreh Walker.

Walker kritikoi edhe procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Ai tha se vendimi e ka trishtuar dhe shprehu shqetësimin se mund të ndikojë në mënyrën se si Kosova do të shihet nga ndërkombëtarët.

Gjykata e Hagës dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burg, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite, për një total prej 81 vitesh. Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u rrëzuan akuzat për krime kundër njerëzimit. Mbrojtësit ligjorë dhe familjarët e tyre kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights